INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mjekët ‘’ditorë’’ nga Tirana përballen me fluks pacientësh në rrethe[VIDEO]

Publikuar më: 13:26 09-03-2018

Mungesa e mjekëve ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që kur ka fluks të madh pacentësh të dërgojë në rrethe mjekë nga kryeqyteti për të zgjidhur problemet shëndetësore qoftë dhe për një ditë. Nevojat për mjekë në rrethe janë dukshëm të larta, pasi në qarqe të ndryshme mungojnë qindra specialistë. E kjo kuptohet lehtësisht nëse i referohemi vetëm një rasti konkret, që zëvendësministria e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka treguar për IN News.
“Në Korçë dhe vetëm neurologu bëri  rreth 70 vizita. U bënë dhjetra eko dhe vizita nefrologjike. Po këto u bënë nga mjekë të specializuar nga Tirana, që punojnë në tercial,” tha zëvendësministria e Shëndetësisë për IN News.
Rakacolli jep dhe arsyet se përse kjo nismë rezulton si pozitive: “Influencon pozitivisht se ju kursehet rruga dhe shpenzimet pacientëve dhe specialistët ndajnë dhe marrin eksperienca. Profesor Mond Çeliku bëri një operacion për strumë, mjekët e tjerë e ndoqën dhe herën tjetër do ta bëjnë ata ndërhyrjen dhe Çeliku do ti asistojë.”
Prej një muaji doktorët më të mirë të QSUT dhe materniteteve të Tiranës të të gjitha specialiteteve janë shpërndarë në ditë të caktuara nëpër të gjitha spitalet e rretheve dhe iu kanë dhënë shërbim me qindra pacientëve. Madje janë bërë dhe operacione të vështira.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834