INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mitet e rreme për gjumin, si dëmtohet shëndeti

Mitet e rreme për gjumin, si dëmtohet shëndeti

Publikuar më: 12:28 17-04-2019

Ekzitojnë disa mite false sa i përket gjumit, dhe sipas ekspertëve shumë prej njohurive që kemi deri më tani janë të gabuara.

Kërkuesit në Universitetin e New York shprehen se nuk është e vërtetë që mund të flini edhe 5 orë në natë , një pije para se të shtriheni ju ndihmon t’ju zërë gjumi apo për më tepër se ai që gërhet nuk ka probleme me shëndetin. Këto dhe por edhe shumë pika të tjera me gjumin janë mite false nëvizojnë ekspertët amerikanë, mite që ndiqen nga shumë njerëz por që në fakt janë të dëmshme për trupin e njeriut.

Mund t’ia dalësh mbanë edhe me më pak se 5 orë gjumë në natë”, është një nga mitet. Por, për kërkuesit ky është një nga mitet më të dëmshme.

Pesë orë gjumë apo më pak, në mënyrë të vazhduar, dëmton shëndetin me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe jetëgjatësi më të shkurtër.Sipas kërkuesve, duhen 7 deri në 8 orë gjumë çdo natë. Pak alkool para gjumit e përmirëson atë. Ky është një tjetër mit që rrëzohet, pasi për kërkuesit, një gotë verë apo një shishe birrë mund të të bëjë të flesh, por redukton cilësinë e gjumit dhe dëmton kujtesën dhe aftësinë e nxënies.Po ashtu, kërkuesit rrëzojnë mitin se “të shohësh televizor në krevat të ndihmon të pushosh”.

Sipas tyre, televizori, tabletët apo “smartphone”-t emetojnë dritë blu që mund të ngadalësojë prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninës.Edhe miti se gërhitja është e padëmshme është një mit i rremë sipas ekspertëve.Po ashtu specialistët na paralajmërojnë se nëse e lini telefonin me zile duhet të ngriheni në momentin e përcaktuar, 2 minuta më shumë gjumë nuk janë aspak të shëndetshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040059089660645