INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mister/Gjenden 50 kufoma në varre të fshehta

Mister/Gjenden 50 kufoma në varre të fshehta

Publikuar më: 10:43 14-02-2019

Gjenden disa varreza të fshehta në Meksikë. Autoritetet e qytetit Colimas, raportojnë se kanë gjetur 50 trupa të tjerë. Ndërsa një javë më parë në të njëtën zonë u zbuluan dhe 19 kufoma.

Prokurori i shtetit thotë se trupat u gjetën shumë afër zonës ku u gjetën varret e para javën e kaluar dhe sqaron se ka nisur puna për identifikimin e trupave.
Sipas autoriteteve disa prej trupave janë varrosur të paktën 5 vite më parë.
Kurse Instituti Kombëtar i Statistikave, raporton se Colima kishte shkallën më të lartë të vrasjeve në Meksikë në 2017, me 113 vrasje për 100.000 banorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051