INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mis BumBum për pak sa nuk e ndau Messin nga gruaja

Publikuar më: 14:36 20-04-2016

Miss bum bum në Brazil “përndiqte” pa ndalim futbollistin argjentinas, ai i bën bllok. Futbollisti i Barcelonës ishte kthyer në fiksim për 25-vjecaren, Suzy Cortez. Modelja braziliane që njihet edhe si miss “BumBum” tregon se Messi dhe gruaja e tij Antonella Roccuzzo, e kanë bllokuar nga llogaritë e tyre në Instagram e kudo.

Edhe pse nga fotot e Cortez me fanellën e Messit tregojnë qartë fiksimin e saj për Messin, modelja thotë se ajo është thjesht një tifoze e zjarrtë dhe se bllokimi është një reagim i tepruar i pajustifikuar.

“Unë u trondita shumë kur e pashë këtë”- ka deklaruar ajo për “The Sun”. Në një postim në Instagram me një foto topless ajo tha se e do shumë Barcelonën dhe se kjo fyerje e Messit është e pakëndshme. Ndërkohë, Antonella ka treguar në mënyrë të qartë se nuk ka asnjë shans që t’i marrin burrin, të cilin e ka njohur që nga fëmijëria.

Article Logic
Execution time: 0.0022268295288086