INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miriam Cani ka bërë operacione plastike? Alban Skënderaj zbulon ‘sekretin’ pse këngëtarja duket kështu [FOTO]

Miriam Cani ka bërë operacione plastike? Alban Skënderaj zbulon ‘sekretin’ pse këngëtarja duket kështu [FOTO]

Publikuar më: 19:51 15-04-2018

Miriam Cani shpesh herë na mahnit me fotot e saja ku shfaqet vetëm ‘ujë dhe sapun’. Ajo dhe Alban Skenderaj janë ndër çiftet më të përfolur dhe pëlqyer në showbiz-in shqiptar. Shpesh herë shohim se shumë ndjekës apo faqe të ndryshme në rrjete sociale komentojnë bukurinë e Miriamit si natyrale por ekzistojnë edhe ‘gojët e liga’ që nuk mendojnë kështu.
Mbase janë vajza xheloze për bukurinë e këngëtares apo persona të cilët kanë opinionin e tyre dhe mendojnë se nuk është krejtësisht reale. Mirëpo Albani ka dy fjalë për të gjithë ata që dyshojnë dhe këtë e ka shprehur përmes një komenti në foton e postuar nga Cani.
“Faleminderit për përkujdesjen e bukurisë tënde @Zotit @Natyres @MamitdheBabit”, shkruan Albani teksa ka marrë urime nga fansat e shumtë./intv.al/

8ceeb236-6965-4907-af9e-3c3741341ee4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898