INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Minutë pas minute/ Opozita dhe qytetarët në PROTESTË

Minutë pas minute/ Opozita dhe qytetarët në PROTESTË

Publikuar më: 11:20 16-03-2019

Sot opozita është në shesh për të disatën herë brenda një kohe të shkurtër. Që në orët e para policia ka rrethuar godinën e Kryeministrisë. Mijëra efektivë janë në terren. Skela e hyrjes së Kryeministrisë është hequr por godina është e rrethuar në një perimetër më të gjerë nga një gardh metalik. Lulzim Basha ka thënë se forca e kësaj proteste do të jetë masiviteti i saj.

14:47/ Mbbyllet protesta e opozitës!

14:30/ Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur protestuesit brenda oborrit të selisë së partisë.

Në fjalën e mbajtur para protestuesve që brohorasin emrin e tij, ai e ka cilësuar këtë ditën e dytë të zgjimit kombëtar të vendit.

14:16/ Policia bën thirrje për vetëpërmbajtje për protestuesit. Me megafon, policia i bën apel protestuesve të shmangin konfrontimet dhe veprimet e dhunshme

14:14/ Protestuesit lënë parlamentin,nisin marshimin me Bashën

13:55/ Lëndohen disa protestues e policë

13:52/ Tensionohet situata.Policia gaz lotsjellës ndaj protestuesve

13:45/ Lëndohen tre policë, u goditën me sende të forta

13:36/ Protestuesit para Kuvendit, hedhin sërish shashka dhe tymues

13:33/ Hidhet gaz lotsjellës, protestuesit fillojnë të ndihen keq

13:30/ Plagoset një nga efektivët e “Shqiponjave”

13:28/ Shtohen forcat e policisë, protestusit shpërndahen

13:27/ Policia lëshon sërish gaz lotsjellës

13:26/ Protestusit hedhin sende të forta para Kuvendit

13: 23/ Hidhet ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

13:20/ Protesta zhvendoset tek Kuvendi, protestuesit përplasen me kordonin policor

13:00/ Protestuesit vijojnë të hedhin shashka dhe tymuese

12:59/ Protesta e opozitës. Basha,Kryemadhi dhe protestusit në parlament

12:56/ Basha dhe protestuesit nisen drejt parlamentit

12:51/ Marashimi vijon për në pedonale

12:40/ Protestuesit fillojn sërish me marshimin e tretë rreth Kryeministrisë

12:31/ Përfaqësuesi i Merkel i bashkohet protestës së opozitës

12:07/ Marshimi i dytë/ Noka: Do të mbajmë të rrethuar Kryeministrinë

12:00/ Opozita ndodhet poshtë zyrës së tij, Edi Rama reagon nga Berati: Qeverisja ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit nëse gjykon se duhet t’ja rinovojë atë mandat besimi apo t’ja japë dikujt tjetër. Ata që shkojnë në protesta të orkestruara, një pjesë janë rrogëtarë që marri një rrogë si punonjës të administratave lokale politike, të tejpolizuzuara dhe bëjnë detyrën ndaj partisë marrin autobusin dhe vijnë, janë punëtorë të ndërmarrjes parti, i thërret në një rrëmujë politike.

11:50/ Pas rrethimit të Kryeministrisë, protestuesit tentojnë të heqin gardhet metalike

11:45/ Lëvizja SURPRIZË e protestuesve, rrethojnë Kryeministrinë

11:35/ Flamur Noka flet i pari në foltoren e Kryeministrisë: Rama ik!

11:32/ Protesta, Meta ndryshon axhendën, ndërpret vizitën në Azerbajxhan

11:14/ Nis protesta e madhe e opozitës, Basha takohet me protestuesit

10:52/ Një protestues fyen policin, shoqërohet në komisariat

10:40/ Policia rrethon Kryeministrinë, Salianji: Do jetë revoltë e madhe..

10:27/ Demokrati Bardh Spahia shoqëron protestuesit nga Shkodra drejt Tiranes: "Rama i ka orët e numëruara"

10:17/ PD: 80 mijë qytatarë nga rrethet

10:00/ Lulzim Basha mbledhje me strukturat për të vendosur mbi kohëzgjatjen e protestës.

09:58/ Protesta e opozitës në Tiranë, Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes është shfaqur në Lushnje.

9:43/ Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mbërrin në selinë e Partisë Demokratike.

09:20/ Monika Kryemadhi mbërrin në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

09:00/ Nisen protestuesit nga rrethet. Protestuesit janë nisur me automjete dhe autobuza.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0046980381011963
    array(1) { ["section"]=> string(56) "minute-pas-minuteopozita-dhe-qytetaret-ne-proteste-89242" }