INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministrja e Shëndetësisë në Berat: Këtë vit do të ndërtohet materniteti i ri...

Ministrja e Shëndetësisë në Berat: Këtë vit do të ndërtohet materniteti i ri...

Publikuar më: 15:58 02-02-2019

'Këtë vit nis ndërtimi i maternitetit të ri të Beratit, një investim nga buxheti i shtetit'.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në spitalin rajonal të Beratit, ku pa nga afër një tjetër investim në proces, rehabilitimin e plotë të pediatrisë së këtij spitali.

'Jemi këtu për një lajm të shumëpritur për qytetarët e Beratit dhe zonave përreth, sepse kemi përfunduar projektin dhe këtë vit jetësohet premtimi i Qeverisë për të rehabilituar Maternitetin e Beratit“, tha Manastirliu.

Prej shumë vitesh nuk është vënë dorë në godinën që shërben si maternitet në spitalin e Beratit, e cila këtë vit do të rindërtohet dhe zgjerohet (2 kate), për ta kthyer në një maternitet modern për qarkun e Beratit.

'Në kuadër të politikave tona për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit, pas ndërtimit të Maternitetit të ri të Korçës dhe Sarandës, këtë vit nisin investimet edhe në maternitetet e Lezhës, Kukësit, Pogradecit, Matit dhe Beratit' tha Manastirliu. 

Ministrja Manastirliu shpërndau dhe çekun e bebes për të porsalindurit në maternitetin e Beratit, ku deklaroi se 1700 prindër në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e bebes vetëm për muajin Janar.

Me një procedurë të thjeshtë, pranë 37 sporteleve në çdo maternitet në vend, familjet që gëzohen me fëmijë, regjistrojnë të porsalindurit dhe përfitojnë menjëherë çekun e bebes, në vlerë 40.000 lekë për fëmijën e parë, 80.000 lekë për fëmijën e dytë, 120.000 lekë për fëmijën e tretë e në vijim.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0078890323638916
    array(1) { ["section"]=> string(81) "ministrja-e-shendetesise-ne-berat-kete-vit-do-te-ndertohet-materniteti-i-ri-85976" }