INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Shëndetësisë zbardh shkaqet e vdekjes së nënës dhe foshnjes në maternitet

Ministria e Shëndetësisë zbardh shkaqet e vdekjes së nënës dhe foshnjes në maternitet

Publikuar më: 15:16 16-09-2016

Ministria e Shëndetësisë ka zbardhur gjithë ngjarjen e ndodhur natën e 15-16 shtatorit, ku një grua 35-vjeçare sëbashku me foshnjen e saj në bark ka gjetur vdekjen. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat, Ministria e Shëndetësisë thotë se janë ndekur të gjithë hapat e nevojshëm, ndërsa e reja është transportuar në QSUT e më pas në Sanatorium për konsulta më të zgjeruara. Por me rikthimin e saj në maternitetin “Koço Gliozheni” gjëndja e saj shëndetësore është përkeqësuar, thotë ministria. Duke qënë se gruaja 35 vjeçare çdo moment që kalonte po përkeqësohej, është bërë e domosdoshme konsulta e zgjeruar në spital, e cila ka vendosur ndërhyrjen e mënjehershme kirugjikale.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
“Në orën 5, pacientja e fut në sallën operatore, ku u hap barku dhe u konstatua hemoperitoneum, rreth 2500 ml, me koagula të shumta, kryesisht majtas, uterusi (mitra) intakt (e paprekur). U nxorr fetusi i vdekur (vdekje e freskët), likid i pastër, placentë normale”.
Menjëherë pasi është hapur barku i paciente, është konstatuar hemoragjia e brendshme e saj, kirurgu ka kërkuar konsultë. E pas konsultës rezultoj se foshnja kishte vdekur brenda në bark, ndërsa e reja kishte hemoragji në shpretkë, e për pasojë ajo nuk mundi tia dalë as vetë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:     
“Nisur nga reperti kirurgjikal i paraqitur në orën 5 e 45 minuta u kërkua konsultë nga kirurgu, i cili konstatoi hemorragji masive në regjionin e shpretkës dhe koagula të shumta në këtë zonë. Megjithë ndihmën mjekësore të ofruar, pacientja fatkeqësisht ndërroi jetë”.

Article Logic
Execution time: 0.0062780380249023