INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Arsimit bën njoftimin e rëndësishëm për tarifat dhe bursat

Ministria e Arsimit bën njoftimin e rëndësishëm për tarifat dhe bursat

Publikuar më: 16:52 09-01-2019

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përmes një deklarate për shtyp ka kërkuar nga çdo institucion publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin e studentëve që përfitojnë nga ulja e tarifave e bursave. “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin”, thuhet në deklaratë.

Sipas MASR-së, sekretaritë mësimore duhet të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët bazuar në vendimet e miratuara më datë 26.12.2018, duke shtuar se veprimtaria e tyre do të monitorohet.
“Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara. Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që keqinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave”, thuhet më tej në deklaratë.

 

Article Logic
Execution time: 0.002899169921875