INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Xhafaj për goditjen e 7 grupeve kriminale: ‘Super aksion i Policisë së Shtetit’

Ministri Xhafaj për goditjen e 7 grupeve kriminale: ‘Super aksion i Policisë së Shtetit’

Publikuar më: 13:57 17-03-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj përmes një statusi në Twitter bën me dije se është finalizuar një superaksion nga ana e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese duke goditur 7 grupe kriminale.

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit.

Dëshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj @PoliciaeShtetit . Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndeshkojë të tjera grupe kriminale”, shkruan ministri i Brendshëm Xhafaj.

Article Logic
Execution time: 0.003248929977417