INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri serb siguron Moskën: Beogradi asnjëherë pjesë e histerisë anti-ruse

Ministri serb siguron Moskën: Beogradi asnjëherë pjesë e histerisë anti-ruse

Publikuar më: 19:09 12-08-2018

“Serbia nuk do të marrë asnjëherë pjesë në histerinë anti ruse dhe nuk do të vendos kurrë sanksione kundër Moskës” ishte kjo deklarata që dha ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin gjatë një takimi me homologun rus Sergei Shoigu.

“Ju e dini që Serbia është një mik i madh i Rusisë. Ne nuk do të jemi asnjëherë ai vend që flet apo mendon keq për Rusinë” shtoi Ministri.

Vulin theksoi se Rusia dhe Serbia kanë qënë bashkë në kohë të vështira dhe do të mbeten përgjithmonë miq.

Kujtojmë se SHBA ka marrë sanksione kundër Rusisë ndërsa kjo e fundit etiketohet herë pas here si një faktor që kërkon destabilizim në rajonin e Ballkanit.

Article Logic
Execution time: 0.0034821033477783