INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri i Brendshëm, Lleshaj quan Sali Berishën monstër! Arsyeja…

Ministri i Brendshëm, Lleshaj quan Sali Berishën monstër! Arsyeja…

Publikuar më: 23:09 05-02-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka quajtur Sali Berishën monstër pasi ky i fundit tha se policia nuk ka trajtuar rastin e përdhunimit të vajzës 14 vjeçare në Kavajë.

Reagimi i ministrit është shumë i fortë, pasi e quan Berishën jo vetëm një monstrën, por si person që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij.
“S'ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri', ka shkruar Ministri i Brendshëm.

Ndërkohë Berisha i ftuar në 'Tempora' reagoi duke thënë se shkrimin e ka bërë Rama nga Twitteri i Lleshit.

Article Logic
Execution time: 0.0014309883117676