INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Minatorët e Trepçës në grevë, paralajmërojnë protesta të tjera

Minatorët e Trepçës në grevë, paralajmërojnë protesta të tjera

Publikuar më: 12:09 19-06-2018

Minatorët e Trepçës nën organizimin e Sindikatës së Trepçës kanë mbajtur grevë një orëshe e cila nisi në orën 08:00 të ditës së sotme. Ata kundërshtojnë Draftstatutin e Trepçës të publikuar nga qeveria, ku thonë se nuk janë përfshirë kërkesat e tyre. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku, ka thënë se i kanë lënë qeverisë afat deri të hënën e ardhshme, në mënyrë që  të përfshijnë edhe kërkesat e tyre në draftstatut. Nëse vërejtjet e tyre dhe kërkesat nuk përfshihen, atëherë nga e hëna minatorët kanë paralajmëruar se do të futen në grevë të përgjithshme ose do të protestojnë në rrugë. Ata janë të vendosur me kërkesat e tyre në këtë statut, ku të  vendoset lista e aseteve të Trepçës si dhe të qartësohen të drejtat e punëtorëve. Ditën e sotme greva zgjati vetëm një orë , ndërsa kanë paraljmëruar përshkallëzim të saj deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602