INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milioneri tiranas kapet mat me modelen e njohur [FOTO]

Milioneri tiranas kapet mat me modelen e njohur [FOTO]

Publikuar më: 15:32 09-12-2017

Përderisa ditët e dhjetorit e kanë ngrirë Europën me temperatura të ulëta, kjo nuk vlen aspak për Majamin e Shteteve të Bashkuara.
Dhe lum si ata që i kanë mundësitë që të shkojnë atje në plazh, e t’i shijojnë rrezet e diellit duke parë në anën tjetër dekorimet e bukura të festave të fundvitit në sfond.
E kush tjetër përpos milionerit shqiptar Fatmir Hysenbelliu i njohur si Oni, e ka luksin të pushojë në një hotel fantastik në Majami?
Biznismeni e futbollisti i njohur, ka publikuar disa imazhe nga qëndrimi i tij në këtë qytet të bukur amerikan, por nga i njëjti vend është parë edhe tjetër kush. Fjala është për modelen shqiptare Megi Ndoj, e cila edhe ka nisur një karrierë modelimi në SHBA.
Postime e të dyve në rrjete sociale, korespondojnë mes vete dhe janë nga të njëjtat ambiente, një hotel me pishinë dhe një galeri arti.
Nëse për Megin s’keni dëgjuar, ajo është 21 vjeçarja që e nisi karrierën plot gjashtë vjet më parë, kur edhe u pikas nga agjenti i modës së Victoria’s Secret, është sot pjesë e seteve fotografike me të mirënjohurin Fadil Berisha./Kosovarja/

 3.png

2.png1.pngsghg.PNGasd.PNGmaxresdefault.jpghjnujh.PNG4.png

Article Logic
Execution time: 0.0031487941741943