INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley Cyrus mbështet publikisht këngëtaren shqiptare dhe i lë këtë koment [FOTO]

Miley Cyrus mbështet publikisht këngëtaren shqiptare dhe i lë këtë koment [FOTO]

Publikuar më: 21:33 19-11-2017

Nuk është hera e parë dhe me siguri nuk do të jetë as hera e fundit! Miley Cyrus është një nga këngëtaret dhe aktoret më të suksesshme në Hollywood dhe e tregon publikisht se cila është kënga e momentit e cila e ka fiksuar atë. Pasi i komentoi në një video para disa ditësh ku shkroi se e dashuron këngën “Anywhere”, Miley i ka komentuar sërish Rita Orës.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar një pjesë të performancës së saj “Live” të këngës “Anyëhere” dhe Cyrus ka shkruar: “This is my Winter Jam” (Kjo është “ëmbëlsira” ime këtë dimër”, ndërsa Rita ia kthen me disa emoji , duke treguar mirënjohjen dhe entuziazmin e saj për suksesin e radhës.
Që prej 20 tetorit, kënga “Anywhere” e yllit të muzikës pop qëndron ne majat e klasifikimeve botërore. Rita Ora ka nisur tanimë performimin live të kësaj kënge e cila është pritur me entuziazëm nga publiku, dhe është vlerësuar me komente pozitive nga kritikët e artit.

thisish.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003162145614624