INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milani në krizë financiare, Donnarumma dhe Suso mund të bëhen ‘kurban’

Milani në krizë financiare, Donnarumma dhe Suso mund të bëhen ‘kurban’

Publikuar më: 15:30 10-06-2019

Milani ndodhet në një problem të madh financiar. UEFA po monitoron me kujdes situatën e klubit, pasi deri më tani milanezët ndodhen të zhytur në 100 milionë euro borxhe.

Për të vënë në rregull bilancin në fund të muajit qershor, kuqezinjtë duhet të shesin disa lojtarë për të mbushur arkat e tyre.

Flitet se “kurbani” i drejtuesve do të jenë Donnarumma dhe Suso, dy talentet të zhvilluara në San Siro dhe të cilët kërkohen respektivisht nga PSG dhe Atletico Madrid për shifra goxha të majme.

 

Article Logic
Execution time: 0.003371000289917