INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Milan 'hidhet në sulm' për mesfushorin e Arsenal

Milan 'hidhet në sulm' për mesfushorin e Arsenal

Publikuar më: 11:42 11-10-2018

Ac Milan bëri shumë bujë kur bëri të ditur lajmin se po planifikonte të blente Lucas Paquetta nga ekipi i Flamengo-s.
Milan është i gatshëm të shpenzojë 35 milion euro për trekuartistin, duke përfshirë bonuset në një kontratë 5 vjeçare.

Për ta përforcuar edhe më tej mesfushën tashmë Milan është vënë në sulm për lojtarin e Arsenal, Aaron Ramsey. Ai është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Europë dhe kontrata e tij mbaron në Qershor të 2019. Për këtë arsye do të ishte një blerje me kosto zero për Ac Milan, mbas shpenzimeve të shumta për talentin e Flamengos.

Tratativat kanë filluar me agjentin e lojtarit, i cili është kryesor në listën e dëshirave për Ac Milan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334