INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mijëra çështje në gjykata! Mësoni cilat mbajnë rekordin…[VIDEO]

Publikuar më: 16:02 30-08-2017

Në gjykata në vendin tonë trajtohen me qindra çështje në ditë. Mesatarisht një gjyqtar në ditë trajton nga 5 deri 10 dosje. E jo në pak rastet edhe vetë analizat vjetore të gjykatave flasin se ngarkesat janë shumë herë më të mëdha se kapacitetet e njerëzore në këto institucione. Aktualisht këtë vit në Gjykatën e Tiranës janë trajtuar dhe të tjera janë në proces 10 mijë dosje. Togat e zeza më shumë trajtojnë çështje civile, ku ato për pronat dhe çështjet e tjera kontraktuale mbajnë numrin një, me afro 2000 dhe të pasuara nga ato për zgjidhje martese me 1300 të tilla. Ajo që bie në sy është fakti se gjyqet për divorce ndër vite janë rritur ndjeshëm dhe kanë kulmuar në 5 vitet e fundit. Po dhe paditë për marrëdhëniet e punës dhe kryesisht për largime nga puna kapin shifrën e 800 dosjeve. Gjithashtu këtë vit në gjykatë janë trajtuar dhe mbi 500 dosje për shkaktim dëmi, nga vjedhjet, djegie apo zaptime pronash. Edhe dhuna në familje ka shtuar punë në gjykata, pasi të paktën në atë të kryeqytetit janë lëshuar rreth 500 urdhra mbrojtje. Në faqen zyrtare të gjykatës nëse bën një kërkim vëren se ka dhe çështje që të habitin siç është dhe rasti i ç’njohjes së atësisë. Janë shënuar 15 raste të tilla. Ndërkaq sa i përket çështjeve penale deri më tani janë trajtuar dhe janë në proces rreth 5000, nga të cilat 2000 i përkasin kategorisë së krimi dhe pjesa tjetër kundravajtjeve të ndryshme.  
11 çështje janë depozituar për vrasje me dashje, 55 për plagosje, të tjerat për ndërtime të paligjshme apo dhe vjedhje energjie, vetëgjyqësi apo dhe drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.

Article Logic
Execution time: 0.0022280216217041