INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Microsoft mendon të ruajë të dhënat tek ADN-ja

Microsoft mendon të ruajë të dhënat tek ADN-ja

Publikuar më: 20:10 02-05-2016

Gjiganti i teknologjisë “Microsoft” është në kërkim të mënyrave të reja për të ruajtur informacion dhe kompania amerikane ka hedhur sytë nga ADN-ja njerëzore.

ADN-ja ka një aftësi të jashtëzakonshme për të ruajtur informacion dhe prej vitesh kjo ka qenë objekt i qindra studimeve. Vetëm në një gram ADNmund të ruhen 1 miliard terabyte të dhëna për një periudhë mbi një mijë vjeçare.

Sipas web-faqes “informationweek.com”, “Microsoft” ka siguruar rreth 10 milionë fije ADN-je sintetike, të cilat quhen oligonukleotide. Këto janë molekula ADN-je të prodhuara nga programi “Twist” i shkencëtarëve të Universitetit të Uashingtonit.

Kompania po tenton të gjejë mundësi të reja për ruajtjen e të dhënave tek ADN-ja një hap që do të pasonte lehtësimin e serverave të “Microsoft”. Nëse do të ketë sukses, pa dyshim që kjo do të ndryshonte të ardhmen e teknologjisë.

Gjatë 2015 në softuerët e gjigantëve të teknologjisë janë ruajtur 5.4 zettabytes të dhëna dhe brenda katër viteve është parashikuar që shifra të shkojë në 54 zettabytes, duke paralajmëruar kështu rrezik për të gjithë rrjetin.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557