INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta thirrje Kushtetueses: Hapi rrugë Vetingut [VIDEO]

Publikuar më: 12:52 14-12-2016

Kryeparlamentari Ilir Meta i bën thirrje të drejtpërdrejtë Gjykatës Kushtetuese, që ti hapë rrugë zbatimin të ligjit të Vetingut, pasi Komisioni i Venecias i dha dritën jeshili ligjit të miratuar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.
Ilir Meta:
“Është mjaft e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që do ti hapë rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për vettingun dhe zbatimit të gjithë kësaj reforme në një mënyrë sa më të suksesshme”
Për Kryeparlamentarin Meta, zbatimi i reformës në drejtësi do të jetë dhe çelësi për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë drejt familjes europiane.
Ilir Meta:  
“Një ndër prioritetet më të rëndësishme të ecjes më tej drejt anëtarësimit në BE është gjithmonë çështja e të drejtave të njeriut. Në mënyr të veçantë do të veçoja sot këtu reformën në drejtësi, si kryefjala e aktualitetit politik pasi ajo është reforma më e rëndësishme nga zbatimi dhe suksesi i të cilës varet shumë dhe suksesi i të gjithë reformave të tjera. Jo vetëm atyre që kanë të bëjnë me 5 prioritetet kyçe, por në të gjitha aspektet”.

Article Logic
Execution time: 0.0045731067657471