INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Meta: Si dërguam Ramën në "krahët" e Bashës [VIDEO]

Publikuar më: 13:11 23-05-2017

Menjëherë pasi firmosje së marrëveshjes Rama - Basha, eksponentët e LSI jo vetëm kanë përshëndetur dhënien fund të krizës politike, por kjo sipas tyre i ka bërë një shërbim të madh LSI. E kjo për faktin se Ilir Meta e Petrit Vasili nuk nguruan ta cilësojnë LSI si forcë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Por sot Ilir Meta ka sqaruar për herë të parë dhe si do të arrijë në këtë rezultat LSI.

Ilir Meta:
“Me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2015, LSI-ja merr 34 mandate. Me atë numër votash marrim 7 mandate deputetësh në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan dhe kështu me radhë. Jemi në moment pozitiv, dhe të ecim para me qetësi, dashuri e pa xhelozi. Edhe për vitin 2013, LSI nuk ka përfituar nga PS, përfitimi ka qenë reciprok. Forca e LSI-së është rinia. Ka garë, ka demokraci, do ketë surpriza dhe kjo është në të mirë të gjithëve”.
Marrëveshja Rama - Basha saktësoj se në zgjedhjet e 25 qershorit nuk do të ketë koalicione, e kjo për presidentin e ardhshëm, themeluesin e LSI vetëm sa e ndihmon këtë forcë politike. E në shërbim të kësaj duket se LSI ka çuar në “krahët” e PD edhe aleatin e saj Edi Ramën, për të cilën Ilir Meta thotë.
Ilir Meta:
“Nuk mendoj se si thatë jua, vajtja e zoti Rama në krahët e zotit Basha është diçka kaq e sforcuar. Është një gjë interesante dhe pozitive, dhe LSI ka luftuar që ata të dy si përfaqësues të dy forcave politike kryesore, që kishin edhe përgjegjësi për konfliktin, të gjenin dialogun”

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877