INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta në Ditë Kombëtare të Jetimëve: Dikur ishim vetëm, tani jemi pranë BE-së

Meta në Ditë Kombëtare të Jetimëve: Dikur ishim vetëm, tani jemi pranë BE-së

Publikuar më: 10:13 19-05-2018

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një pritje me fëmijë dhe të rinj jetimë, në kuadër të 20 majit, “Dita Kombëtare e Jetimëve”. Meta ju shprehu fëmijëve jetimë mbështetjen e tij të pakursyer, teksa vlerësoi edhe sloganin që kishin zgjedhur: ‘Shqipëria pa jetimë edhe më pranë BE-së’. “Që kur kam marrë detyrën si President i Republikës e kam bërë të qartë që kujdesi ndaj fëmijëve jetimë do të jetë prioritar. Ju me të drejtë keni sjellë me vete edhe sloganin ‘Shqipëria pa jetimë edhe më pranë BE-së’. Besoj që kjo është një gjetje shumë domethënëse dhe e mençur. Ne në fakt kemi qenë një komb jetim për një kohë të gjatë derisa kemi gjetur veten dhe besoj se tani nuk jemi një komb i tillë, jemi një komb shumë më i sigurt për të ardhmen e tij. Jemi anëtarë në NATO, jemi pranë Bashkimit Evropian dhe shpresojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian”-deklaroi kreu i shtetit.

meta_me_ilirin.jpg

“Puna që është bërë gjatë këtyre viteve në mbështetjen dhe përkrahjen e fëmijëve jetimë ka qenë një punë e mirë, me përkushtim, me modele shumë pozitive, të cilat tregojnë që ne jemi një shoqëri që po merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi sociale por që ka ende nevojë ta forcojë këtë dimension social dhe njerëzor. Sigurisht, që duhet të marrim më shumë përgjegjësi për të krijuar një ambient më të sigurt, më frymëzues e më angazhues për të rinjtë e për fëmijët që ëndrrat e tyre t’i shohin të realizueshme pikërisht në këtë mjedis”-u shpreh Meta.

meta_me_ff.jpg

“ Vështirësitë apo mungesat që ju keni pasur në jetë unë besoj se ua kanë forcuar edhe më shumë lidhjen edhe me njëri-tjetrin, me edukatoret e me të gjithë ata njerëz të mrekullueshëm të cilët kujdesen për ju. Unë jam pranë jush për çdo aktivitet, për çdo mbështetje, për çdo promovim, për çdo ndërgjegjësim me çdo institucion shtetëror apo vendor për gjithçka që ju të keni nevojë. Më konsideroni edhe mua pjesë e familjes suaj, që është një familje më e madhe dhe më e fortë se familjet e zakonshme”, - u shpreh Presidenti.

takimi_te_kryegjyshata.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028481483459473