INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta liron nga detyra Gjeneral Sandër Lleshaj [FOTO]

Meta liron nga detyra Gjeneral Sandër Lleshaj [FOTO]

Publikuar më: 13:39 16-11-2018

Presidenti Meta dekreton nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj i cili aktualisht mban postin e zv ministrit të Brendshëm.

Lleshaj është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm, në vend të Fatmir Xhafajt.

Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër.

Sot është afati i fundit kushtetues kur Kreu i Shtetit duhet të vendosë të dekretojë apo jo Sandër Lleshaj si ministër të Brendshëm.

Po ditën e sotme Meta u shpreh se ka kohë deri në darkë për të vendosur por duket se vendimi për të dekretuar lirimin si gjeneral mund të jetë shenjë pozitive edhe për dekretimin e Lleshit si ministër i Brendshëm.

Kjo është hera e dytë, që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshaj dhe më herët, Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë.

Kujtojmë se pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshin, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku.

Ndërsa përmes një letre drejtuar Metës, Sandër Lleshi shprehej se hiqte dorë nga karriera ushtarake dhe grada gjeneral.

 

 

 

 

llesi.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033688545227051