INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta letër partive: Dorëzoni brenda orës 16:00 emrat e komisionit ad-hoc [FOTO]

Meta letër partive: Dorëzoni brenda orës 16:00 emrat e komisionit ad-hoc [FOTO]

Publikuar më: 14:40 06-03-2017

Vetëm pak orë përpara mbjatjes së seancës plenare, ku parashikohet të ngrihen komisionet ad-hoc për Vettingun, Kryeparlamentari Ilir Meta i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike të dorëzojnë emrat për këtë komisionit. Me anë të një letre drejtuar të gjithë krerëve të partive Parlamentare, Kreu i Kuvendit Ilir Meta u kërkon atyre të dorëzojë propozimet për emrat e komisioneve të Vettingut.
Afati për dorëzimin e tyre është ora 16 00 e ditës së sotme, dy ore para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare.
Parlamenti mblidhet në orën 18 00 për të votuar dy projektvendime.
I pari :”Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”
I dyti: Projektvendimin “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” Të dyja vendimet kërkojnë shumicë të thjeshtë.

meta_leter_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662