INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta këmbëngulës nuk mjaftohet me refuzimin e Ramës për takim, i dërgon ftesën e dytë [Përmbajtja]

Meta këmbëngulës nuk mjaftohet me refuzimin e Ramës për takim, i dërgon ftesën e dytë [Përmbajtja]

Publikuar më: 23:29 26-06-2019

Edi Rama ia preu shkurt Ilir Metës ftesën për takim 2 orë më parë duke i thënë se ishte i zënë me fushatë.

Po Meta ka vijuar të këmbëngulur, pasi zëdhënësi i tij i shkruan Ramës se Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00.

 

REAGIM I ZËDHËNËSIT TË PRESIDENTIT, TEDI BLUSHI:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376