INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi ''tradhton'' Argjentinën, Peru qan penalltinë e humbur, Kroacia mposht lehtësisht Nigerinë [VIDEO]

Messi ''tradhton'' Argjentinën, Peru qan penalltinë e humbur, Kroacia mposht lehtësisht Nigerinë [VIDEO]

Publikuar më: 09:26 17-06-2018

Një penallti e humbur e bashkë me të edhe rasti i artë i Argjentinës për të shënuar fitoren e parë në Botërorin e Rusisë. Lionel Messi nuk realizoi dot golin nga pika e bardhë, duke e mbyllur në barazim 1 me 1 sfidën me Islandën.

Ndeshja e luajtur në orën 15:00 ishte e fortë për të dy ekipet, e para kaloi në avantazh Argjentina në minutën e 19 me anë të Aguerro.

Por vetëm 4 minuta më pas, Finbogason barazoi, duke vendosur lojën në ekuilibër.

Argjentina e dominoi gjithë takimin, duke krijuar shumë raste, por pa mundur të çajë dot mbrojtjen e ngjeshur të nordikëve.

 

Ndërkohë që në ndeshjen tjetër të orës 18:00, Danimarka siguroi 3 pikët në ndeshjen e parë në këtë botëror, por fitoren ndaj Perusë ia bëri më të lehtë Cueva-n, futbollistin i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e pjesës së parë kur rezultati ishte 0-0.

Pas ndeshjes ai nuk i mbajti dot lotët, duke marrë edhe përkrahjen e shokëve të skuadrës, por ajo që ka rëndësi është rezultati dhe ky shkoi në favor të danezëve.

Pas një ore lojë, Eriksen i dhuroi një pasim mjeshtëror Yussuf Poulsenit, i cili shënoi me lehtësi golin që i dha tri pikët danezëve, në minutën e 59-të.

Danimarka tani ka 3 pikë aq sa edhe Franca në Grupin C, ndërkohë që Peru dhe Australia mbesin pa pikë.

Heroi i Danimarkës në këtë ndeshje ishte Kasper Schmeichel i cili mbajti të paprekur portën deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit.

 

Përballja Kroaci-Nigeri ishte dueli që mbylli ndeshjet e para në Grupin D dhe një ditë shumë të ngjeshur me përballje emocionuese nga Botërori Rusi 2018.

Ballkanasit treguan se janë një “kockë e fortë” në grupin ku luan edhe Argjentina e Lionel Mesit, duke mposhtur me rezultatin 2-0 afrikanët.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Zlatko Daliç ishte më kërkuese në fushën e lojës dhe arriti të marrë 3 pikët e njëkohësisht kryesimin e grupit D.

Goli i parë u shënua nga Etebo, që devijoi në portën e tij një top të gjuajtur me kokë nga sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukiç, kur kronometri shënonte minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Mandzukiç që fitoi një 11-metërsh, të cilin e shndërroi në rrjetë mesfushori dhe kapiteni Luca Modriç. Ky ishte një start ideal për Kroacinë, që ndeshjen e radhës do ta luajë me Argjentinën në 21 Qershor dhe shkon në atë sfidë si kryesuese grupi.

Më shumë në këtë kategori: « Franca siguron 3 pikë të arta
»
Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152