INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi lumturon tifozët e Barcelonës, ja premtimi i madh që ju jep [VIDEO]

Messi lumturon tifozët e Barcelonës, ja premtimi i madh që ju jep [VIDEO]

Publikuar më: 20:24 16-08-2018

Lionel Mesi u bëri fansave të Barcelonës një premtim të madh, pikërisht atë që ata dëshironin që të dëgjonin. Kapiteni i blaugranave u tha tifozëve se në këtë vit, ai dhe shokët e skuadrës do të bëjnë gjithçka që të fitojnë Ligën e Kampioneve. Ky ishte fjalimi i parë i “Pleshtit” si kapiten i Barçës. Katalanasit nuk mund të durojnë faktin që Real Madridi e ka ngritur trofeun më të rëndësishëm të kontinentit në 3 sezonet e fundit.

“Këtë vit, ne jemi një skuadër të fortë. Blerjet na kanë bërë edhe më të fortë sesa vjet. Edhe pse vitin e kaluar fituam kampionatin dhe Kupën e Mbretit, u mërzitëm për Champions-in, për mënyrën se si u eliminuam. Premtojmë se do të bëjmë çdo gjë të mundshme në mënyrë që ajo kupë aq e bukur dhe e dëshiruar nga të gjithë të kthehet në fushën tonë”, tha Leo Messi.

Këtë sezon, do të jetë ai kapiteni i parë i Barçës pas largimit të Andres Iniesta-s. “Për mua është një krenari e madhe. Unë e di se çfarë duhet të jetë kapiteni i këtij klubi. Kam qenë me fat sepse kam pasur shembuj të shkëlqyer si Puyol, Xavi dhe Iniesta”, deklaroi Messi. Ndërkohë ën takimin që pati Barça dje kundër Boca Juniors, kapiteni realizoi 1 gol dhe dha 1 asist në sfidën për trofeun “Johan Gamper”

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395