INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi i jep një 'mësim' Ronaldo-s, ja çfarë do të bëjë më 24 shtator...

Messi i jep një 'mësim' Ronaldo-s, ja çfarë do të bëjë më 24 shtator...

Publikuar më: 21:31 20-09-2018

Edhe pse tashmë janë larg njëri-tjetrit dhe, pavarësisht se krahasimet nuk mund të bëhen më në të njëjtin kampionat, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi nuk kanë hequr dorë nga “sfida”. Për momentin, peshorja anon nga argjentinasi, veçanërisht në Champions, ku “Pleshti” ka debutuar me tre gola ndaj PSV, ndërsa portugezi ka marrë një karton të kuq në fushën e Valencia-s.

Por sfida e drejtpërdrejtë vazhdon edhe jashtë fushës. Kështu, nëse CR7 ka bërë gjithë botën të flasë pas zgjedhjes për të mos marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës me grupe të Champions League, në shenjë proteste për zgjedhjen e Luka Modric si lojtarin më të mirë të edicionit të kaluar, tani ka ardhur përgjigjja e Messi-t, i cili do të jetë i pranishëm të hënën në mbrëmje për ceremoninë ku do të jepet çmimi “FIFA Best Player”, për të cilin Leo nuk ka qenë as mes finalistëve.

Në garë për titullin do të jetë e njëjta treshe finalistësh si për UEFA-n, Modric, Ronaldo dhe Salah. Messi është përjashtuar nga formacioni i vitit, por kundërpërgjigjja indirekte ndaj rivalet duket se është e qartë.

Article Logic
Execution time: 0.0041821002960205