INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Messi baba shembullor, çon vetë fëmijët në shkollë

Messi baba shembullor, çon vetë fëmijët në shkollë

Publikuar më: 15:46 06-09-2018

Lionel Messi, pavarësisht famës dhe angazhimeve të shumta sportive, e bën më së miri detyrën e babait shembullor. Kjo konstatohet sidomos kur merr fëmijët e tij në shkollë, në ditën e parë…, sikurse ndodhi së fundi me të birin e tij, Mateo. Ylli i Barcelonës, 31 vjeç, postoi në Instagramin e vet një foto me Mateo dhe Thiago, ky i fundit nën uniformën e shkollës.

“Mundo Deportivo” raporton se Messi shkoi në shkollën e fëmijëve të tij me bashkëshorten, Antonela Roccuzzo, e cila në këtë rast kishte për detyrë të bënte këtë foto. Çifti ka tre djem, pasi Antonella lindi Ciro në mars të këtij viti. 

Article Logic
Execution time: 0.0030570030212402