INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni se si do të jetë moti për ditët në vazhdim

Mësoni se si do të jetë moti për ditët në vazhdim

Publikuar më: 17:47 17-01-2018

Vendi do të mbizotërohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëborë në zonat malore deri vonë në mbrëmje kur pritet kthjellim gradual i motit në Veri dhe në qendër. Metoalb parashikon se zonat Jugore dhe Juglindore do të kthjellohen pas mesnatës. Dita e enjte do të jetë e kthjellët por e ftohtë ndërsa sërish e premtja sjell vranësira në pjesën më të madhe të vendit ndërsa reshje shiu e dëbore do të ketë në Veri-Verilindje dhe pjesërisht në zonat qendrore. Ekspertët e Metoalb parashikojnë se fundjava do të jetë me vranësira dhe reshje shiu e dëborë në të gjithë territorin. Një kthjellim gradual i motit do të shfaqet në nisje të javës në të gjithë Shqipërinë. Në mbrëmjen e sotme do të regjistrohet rënia e temperaturave që do të kulmoj mëngjesin e së enjtes deri në -5 apo -6°C në zonat malore si edhe zbresin në vlerat 0 – 3°C në zonat bregdetare dhe të ulëta. Edhe mesdita e së enjtes vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumet të zbresin në 11 – 12°C por deri në 3°C në zonat Juglindore. Dita e premte dhe e shtuna sjellin rritje me 3 – 4°C të temperaturave në vend por sërish një pjesë e zonave malore mbeten gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve rreth vlerës 0°C ndërsa mesdita pritet të shënojë maksimalisht 14 – 15°C në Jugperëndim të Shqipërisë. Dita e diel sjell sërish rënie duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të kalojë në temperatura negative, rënia termike vijon gjatë natës si edhe ditët e para të javës tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266