INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni se sa plehra gjenerojnë shqiptarët...

Mësoni se sa plehra gjenerojnë shqiptarët...

Publikuar më: 14:30 26-01-2018

Shqipëria gjeneron 373 kg mbetje për banorë në vit, në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 480 kg/frymë. Ekspertët gjykojnë se kjo situatë vjen nga niveli i ulët i zhvillimit industrial në vendin tonë. Po gjithësesi ndotja në ajër nga mosagjesimi i tyre në mënyrën e duhur është shumë e lartë dhe kalon mesataren e BE duke na renditur në vendin e parë më të ndotur dhe në rajon. Përveç kësaj mbetjet përzjehen dhe mes tyre gjen dhe nga ato spitalore shumë të rrezikshme për shëndetin. Ato kur digjen në ambjente të hapura gjë që ndodh në shumë qytete të vogla të vendit, janë tejet të dëmshme.

Për sa i përket nivelit më të ulët të gjenerimit të mbetjeve më mirë paraqiten se Shqipëria, Serbia, me 268 kg/frymë dhe Kosova, me 220 kg/frymë.
Ndërsa në Evropë më shumë mbetje gjeneron Danimarka, Gjermania dhe më pas Greqia e Italia duke e kaluar mesataren europiane.
Në këto kushte qeveria shqiptare pavarësisht nivelit të ulët të mbetjeve të gjeneruara dhe të përpunuara, ka plane për të ndërtuar tre inceneratorë, me kapacitete të larta përpunuese, përmes projekteve koncesionare të formës së partneritetit publik-privat. Një në Elbasan, tjetrin në Fier dhe në Tiranë.
Sipas Eurostat, edhe shtetet e zhvilluara kanë probleme në asgjesimin e plehrave, pasi në BE, 30% e mbetjeve u ricikluan, 27% u dogjën, 25% u inceneruan dhe 17% u groposën.

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207