INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mësoni disa sekrete 'lifestyle' nga gratë japoneze

Mësoni disa sekrete 'lifestyle' nga gratë japoneze

Publikuar më: 12:32 13-06-2018

Femrat japoneze janë konsideruar midis femrave më të bukura dhe elegante në të gjithë botën. Në moshën 30 vjeçare ato duken si 18 dhe ndërkohë që shkojnë tek të 40-at duken si 25.

Jeni kureshtare të dini si kujdesen ato që të duken të tilla? Ne do të ndajmë me ju disa sekrete të dietës dhe stilit të jetesës që i ndihmojnë femrat japoneze të jenë kaq elegante dhe të bukura.

Një dietë e pasur dhe e balancuar
Dieta e tyre është e shumëllojshme. Nuk mungojnë vërtet sushit, por ato nuk kufizohen thjesht aty. Ato preferojnë peshkun, perimet, sojën, orizin, dhe çajin jeshil. Nuk mungojnë as gatimet tradicionale, mishi dhe larmishmëria e supave.

Gatuajnë në shumë mënyra
Femrat japoneze eksperimentojnë shumë në gatime, sidomos kur bëhet fjalë për mënyrën e përgatitjes së ushqimit, duke i provuar të gjitha metodat.

Kultura e të ngrënit
Të ngrënit është një ritual në Japoni. Ato hanë ngadalë, pak dhe me pjata te vogla.

Oriz në vend të bukës

Orizi është një produkteve që nuk mungon asnjëherë në vaktet e japonezëve. Ai përdoret edhe në vend të bukës.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm

Mëngjesi është vakti i tyre më i rëndësishëm dhe kryesor, prandaj ai është i pasur dhe i larmishëm me peshk, oriz, omëleta, supë dhe çaj.

Article Logic
Execution time: 0.0032391548156738