INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt e fiksuar me palestrën rrezikohen më shumë nga depresioni

Meshkujt e fiksuar me palestrën rrezikohen më shumë nga depresioni

Publikuar më: 10:35 09-11-2018

Meshkujt që janë të fiksuar pas shkuarjes në palestër për të bërë trupin e përsosur, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, ka gjetur një studim i ri. Studiuesit nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) dhe Universiteti i Harvardit thonë se gati 10 për qind e meshkujve të anketuar kishin një çrregullim të imazhit të trupit, duke besuar se kishin shumë yndyrë dhe donin të ishin më të dobët. Për shkak të këtij çrregullimi, ata kishin më shumë gjasa për të pirë alkool në  fundjavë, apo të aplikonin një dietë dhe të përdorin steroide. Ekipi thotë se studimi i tij është i pari që heton marrëdhëniet e burrave me muskujt e tyre dhe se duhet të jenë më shumë burime për të ndihmuar numrin në rritje të meshkujve që luftojnë me çrregullime të imazhit të trupit. Në këtë studim ekipi përfshiu më shumë se 2,400 burra amerikanë mes moshave 18 dhe 32 vjeç. Studiuesit vlerësuan zakonet e  tyre të shkuarjes në palestër dhe imazhin që ata kishin për trupin, dhe për masën muskulore. Pothuajse 10 për qind e meshkujve kishin një çrregullim të imazhit të trupit, që do të thotë se ata e panë veten si shumë të dhjamur dhe dëshironin të ishin më të dobët. Burrat e fiksuar në palestër ishin katër herë më shumë gjasa të përdorin produkte të paligjshme, dhe steroid anabolike për ndërtimin e muskujve. Studiuesit gjithashtu zbuluan se më shumë se një në tre burra kishin qenë në një dietë në vitin e kaluar që nuk kishin lidhje me obezitetin.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881