INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj, kot jeni lodhur deri më sot! Një femër dëshiron të bëni këto 7 gjëra!

Meshkuj, kot jeni lodhur deri më sot! Një femër dëshiron të bëni këto 7 gjëra!

Publikuar më: 12:57 18-10-2017
Femrat kanë disa gjëra specifike që i kushtojnë shumë rëndësi. 
Disa prej tyre nuk mund t’i shprehin me fjalë, gjërat që vërtet i vlerësojnë shumë. Një mashkull, duhet të ketë kujdes, të ketë vëmendjen në këto gjëra që do listojmë tani.
 
1. T’ja hapni derën e makinës
Edhe pse mund të keni disa kohë së bashku, sërish ky veprim, do e gëzonte atë shumë. Kjo gjë, tregon vlerësimin e madh që keni ndaj saj. Mos e neglizhoni!
2. Dëshiron ta përqafoni dhe ta puthni
Femrat e kanë më shumë të theksuar dëshirën për t’u puthur dhe përqafuar nga partneri  i tyre. Mos harroni se do e kënaqni shumë, nëse e bëni këtë gjë shpesh!
3. Dëgjojeni 
Femrat ndihen mirë me veten dhe me ju, nëse ju  e dëgjoni dhe i  kushtoni rëndësi asaj që po ju thotë. Kini vëmendjen më shumë, kur ajo bisedon me ju, sepse do  e bëni lidhjen tuaj edhe më të shëndetshme.
4. Telefonojeni
Femrat, mezi presin që ta merrni në celular. Nëse do shikojnë emrin tuaj në celularin e tyre, do gëzohen. Përpiquni, t’i telefononi sa më shpesh, pa u bërë të bezdisshëm, sepse mund ta mërzisni.
5. Bëjini komplimenta
Femrat e kanë më të theksuar, dëshirën për t’i bërë një kompliment. Ajo do kënaqej pa masë, nëse do i thoni se duket bukur. Nëse nuk e bëni këtë gjë, asaj do fillojnë t’i ftohen ndjenjat që ka për ju. Nuk ju kushton gjë!
6. Kapeni nga dora
Kjo gjë, do tregojë dashurinë që ju keni ndaj saj. Kapja nga dora, tregon besim dhe respekt. Një femër, do dëshironte shumë që kur ecni, ta kapni nga dora.
7. Thuajini “ Të dua”
Nëse ja shprehni me sinqeritet dashurinë që keni ndaj saj, do e bënit shumë të lumtur. Është mirë, që dashurinë  që keni ndaj saj, t’ja shprehni. Kjo gjë do bëjë, që ajo t’ua dijë vlerën më shumë.
Burimi:  MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975