INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkuj, erdhi momenti i së vërtetës. Këto gjëra nuk durojnë femrat te ju!

Meshkuj, erdhi momenti i së vërtetës. Këto gjëra nuk durojnë femrat te ju!

Publikuar më: 12:22 03-11-2017
Femrat dhe meshkujt kanë mënyrën e tyre si  i mendojnë gjërat.
Ekspertët kanë veçuar disa  gjëra që femrat nuk i pëlqejnë te meshkujt. Prandaj ata sugjerojnë që meshkujt të mundohen mos t’i bëjnë shpesh.
 
1. Qëndron me telefon gjatë gjithë kohës
Kohët e fundit të gjithë njerëzit janë të fiksuar pas teknologjisë dhe nuk po e shijojnë më jetën reale. Femrat, sidomos e kanë shumë të vështirë të dalin me dikë që nuk i kushton asaj vëmendjen e caktuar, por flet në celular.
2. Dërgon vetëm mesazhe, nuk telefonon
Gjatë një lidhjeje komunikimi  është gjëja më kryesore, por nëse ai preferon vetëm mesazhet atëherë kjo përbën problem për femrat. Ato preferojnë që t’i marrësh në telefon dhe më pak t’i dërgoni mesazhe. 
3. Kthen përgjigje me vonesë
Meshkujt neglizhojnë më shumë të kthejnë përgjigje, prandaj  duhet të tregoni kujdes. Femrat kjo gjë i acaron shumë, pasi tregon se nuk jeni  i vëmendshëm.
4. Nuk dërgon mesazhe romantike
Femra vet nga natyra është më e brishtë, prandaj fjalët e ngrohta i pëlqejnë. Mundohuni të tregoheni më romantik, sepse  kjo gjë femrat do i lumturojë.
5. Nuk pranon fajin 
Kjo gjë në fakt do i mërziste të gjithë, por meshkujt në shumicën e rasteve e  kanë më të vështirë të pranojnë fajin. Femrave kjo gjë jua heq trurin dhe i bezdis më shumë nga çdo gjë.
Burimi: MSN
Pështati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0034048557281494