INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Metës: Sot jemi të fundit në rajon para dyerve të BE-së, dhe askush nuk mban përgjegjësi...

Mesazhi i Metës: Sot jemi të fundit në rajon para dyerve të BE-së, dhe askush nuk mban përgjegjësi...

Publikuar më: 08:50 15-09-2019

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Meta flet për komplote kundër demokracisë, ndërsa thekson se shqiptarët kanë një mision të përbashkët; shpëtimin e demokracisë. E ndërsa jep disa shpjegime se çfarë është demokracia, Meta thotë se shumë nga vlerat e saj “janë përçudnuar në vendin tonë”.

“Shikoni ku jemi sot: të fundit në rajon para dyerve të BE-së. Dhe ende askush nuk mban përgjegjësi, përkundrazi. Ka edhe më shumë thellim në paligjshmëri. Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore”, shkruan Meta.

Ndër të tjera Meta thekson se sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!

Meta: Koha nuk pret! Kjo është beteja jonë! E njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë sonë të mrekullueshme! E të gjithëve ne që e duam me shpirt dhe zemër Shqipërinë! Dhe unë jam më i vendosur se kurrë! Për një Shqipëri demokratike, si gjithë Europa! Sepse liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë të panegociueshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030779838562012