INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhet e eurodeputetëve, Basha nga Shkodra zbulon planin e opozitës

Mesazhet e eurodeputetëve, Basha nga Shkodra zbulon planin e opozitës

Publikuar më: 14:33 28-02-2019

Pas mesazhit të dhënë nga eurodeputetët, kreu i PD-së Basha nga Shkodra edhe njëherë theksoi se opozita kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Duke komentuar deklaratat e delegacionit të PE, ai tha se vendi po qeveriset nga Avdylajt dhe Barajt.

“Kështu nuk shkohet në BE, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Lideri i opozitës zbuloi edhe planin e opozitës për të arritur qëllimin kryesor, që është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama.

“Hapat e mëtejshme janë me qytetarët dhe për qytetarët. Ne ju bindëm urdhrit të sovranit. Do të gërshetojmë protestat dhe mosbindjen civile, dhe të gjitha aktet e tjera të revoltës dhe zemërimit qytetar kundër bandës që ka kap shtetin.A do të pranonit për vendin tuaj këtë që i kërkoni shqiptarëve të pranojnë për veten e tyre një kryeministër që vjen me krimin, qeverisë për krimin”, ”u shpreh kryedemokrati.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031988620758057