INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes Kylie Jenner, Beyonce, Nicki Minaj e shumë yjeve botërore, shihen këto 2 shqiptare në Coachella. Përveç Rita Ora-s! [FOTO]

Mes Kylie Jenner, Beyonce, Nicki Minaj e shumë yjeve botërore, shihen këto 2 shqiptare në Coachella. Përveç Rita Ora-s! [FOTO]

Publikuar më: 13:30 15-04-2018

Mbrëmja e së shtunës tërhoqi një vëmendje të madhe, pasi u organizua festivali madhështor “Coachella 2018”. Të shumtë ishin yjet botërorë që performuan në skenë, por edhe ata që shkuan të argëtoheshin.

Nicki Minaj, Kylie Jenner, Kourtney Kardashian, French Montana si dhe shumë artistë me famë të madhe ndërkombëtare. Vlen të thuhet se vëmendjen më të madhe në këtë festival e mori ‘Queen B’, Beyonce me performancën e saj, ku përfshiu shumë prej këngë që sot janë HIT-e.

8088F655-1AF7-45EF-8FFB-047CAE57D431.jpg

screen-shot-2018-04-15-at-09.57.54.png19870379_169a3231737860cec52615d14c35902a_l.jpg

Mirëpo edhe shqiptarja me famë botërore Rita Ora ishte e pranishme në Coachella, ku duhet thënë se performoi në skenën kryesore, ku ishte e ftuar nga artisti Kygo. Por Rita nuk ishte e vetmja shqiptare në festivalin e famshëm, por nuk ishin as Bebe Rexha dhe as Dua Lipa. Bëhet fjalë për vajzën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina si dhe modelja “sozi e Gigi Hadid”, Xhesika Berberi. Vajzat shihen në super formë./intv.al/

an_xhes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019760131835938