INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mes 20 qarqeve më të varfra në Ballkan renditet Kukësi dhe Elbasani, 0 shanse për përmirësim

Mes 20 qarqeve më të varfra në Ballkan renditet Kukësi dhe Elbasani, 0 shanse për përmirësim

Publikuar më: 08:47 02-09-2019

Banka Botërore pas një analize në lidhje me qarqet më të varfra në Ballkan mes 20 më problemtikëve ka renditur Elbasanin dhe Kukësin. Pra këto qarqe janë më të varfrat në Shqipëri, por dhe më të varfrat në Ballkan. E keqja s’përfundon këtu, pasi këto dy prefektura nuk kanë asnjë shans të bëjnë para.
Sipas Bankës Botërore dy qarqet shqiptare kanë rënë në kurthin e dyfishtë të varfërisë, që do ta thellojë më tej atë. Të ardhurat e këtyre qarqeve jo vetëm që janë shumë poshtë mesatares kombëtare, por dhe ekonomia e tyre në vend që të rritet është në rënie duke e zbehur mundësinë që ato të përafrohen me standardet kombëtare. 20 qarqe në Ballkan kanë të ardhura të ulëta, nën pragun mesatar rajonal të 75% të PBB për frymë.
Nga vendet e marra në studim Kroacia ka nivelin më të lartë të të ardhurave sipas rajoneve.
Por teksa shumica e rajoneve të varfra në Ballkan kanë nisur të përmirësohen që do të thotë se ritmi i rritjes së tyre ekonomike po afrohet me standardet kombëtare, disa rajone janë duke u përkeqësuar. Këtu bëjë pjesë dhe Elbasani me Kukësin. Pra kjo do të thotë se teksa ekonomia kombëtare po rritet në këto rajone po pëson rënie.

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506