INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund dilema, zbulohet emri i princit të Anglisë

Merr fund dilema, zbulohet emri i princit të Anglisë

Publikuar më: 12:33 27-04-2018

Pas shumë dilemash se si do të quhej princi më i ri i Britanisë, Duka dhe Dukesha e Kembrixh kanë vendosur që fëmijën e tyre të tretë ta quajnë Louis Arthur Charles.

Sipas mediave britanike emrat që qarkulluan më shumë ishin Arthur, Albert, James, Frederick.

Djali i dytë i çiftit lindi të hënën në orën 11:01 në “St Mary Hospital in London”.

Pallati Mbretëror shkroi në Tëitter se bebi do të njihet si lartmadhëria e tij Princi Louis i Kembrixh. Princi i ri është i pesti në radhën për fronin.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582