INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr flakë autobusi me udhëtarë nga Kosova, ka të lënduar

Merr flakë autobusi me udhëtarë nga Kosova, ka të lënduar

Publikuar më: 14:24 04-03-2018

Autobusi me të cilin po udhëtonin rreth 29 shtetas kosovarë është përfshirë papritur nga flakët. Mësohet se mjeti po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës kur një shkëndijë brenda tij bëri që të përfshihej nga flakët. Udhëtarët kanë raportuar për mediet kosovare se ka të lënduar. Ngjarja ndodhi në orën 03 të mesnatës në kufi në mes të Kroacisë dhe Serbisë. Mësohet se është lënduar shoferi, ndërsa po tentonte të thyente dritaren për të dal jashtë nga autobusi. Ka edhe udhëtarë të tjerë të lënduar. Pasagjerët e autobusit për momentin janë duke qëndruar në ambientet e Kryqit të Kuq në Kroaci.

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057