INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mërgim Mavraj prezantohet në Greqi: Jasu Thesaloniki!

Mërgim Mavraj prezantohet në Greqi: Jasu Thesaloniki!

Publikuar më: 16:41 14-09-2018

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj, është prezantuar sot me fanellën e Arisit në Greqi, duke nisur kështu aventurën greke. Marrëveshja ishte arr5itur ditë më parë mes palëve, por sot futbollisti është prezantuar zyrtarisht.

Mavraj ka postuar foton në Instagram, duke shkruar “Jasu Thesaloniki!”(përshëndetje Selanik!) Afrimi i Mavrajt, mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, konsiderohet një përforcim me shumë vlera për Arisin, që më parë ka marrë edhe mesfushorin Migjen Basha.

Dyshja e kombëtares kuqezi pritet të jetë shumë e rëndësishme për klubin nga Selaniku, ku më parë është aktivizuar edhe Kristi Vangjeli.

Article Logic
Execution time: 0.0037381649017334