INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mercedes Benz na prezanton “bishën” e re të familjes “AMG”[VIDEO]

Mercedes Benz na prezanton “bishën” e re të familjes “AMG”[VIDEO]

Publikuar më: 14:27 26-12-2017

Çështja nuk është sesa kuaj-fuqi ke po sesi i përdor ato.

Dhe duket se Mercedesi di ti ruajë më së miri këto raporte, duke na e vërtetuar me prezantimin e modelit të ri E63 S “AMG”.

Versioni i ri i “bishës” Mercedes Benz e63 s Amg vjen me një motor v8, 4.0 litërsh me dy turbo dhe me 603 kuaj fuqi dhe arrin 300km/h.

E63 s Amg ka një kambio automatike me 9 raporte dhe gjithashtu paketën 4 Matic, e cila i jep luksin e sistemit 4x4, duke bërë që e63 s Amg të tërheq më shumë në kushte të rrugës më lagështirë.

Duhen vetëm 3 sekonda që e63 s Amg të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h.

Mercedesi i ri E63 s Amg është 0,4 sekonda më i shpejtë se konkurrenti i tij Dodge Challenger Hellcat dhe 0,2 sekonda më i shpejtë se Cadillac CTS-V.

Me një start fantastik mercedesi i ri E63 s Amg vjen me opsionet e drejtimit Sport, Sport+ dhe Race për të gjithë të apasionuarit e shpejtësisë që duan të nxjerrin maksimumin e kësaj “bishe”.

Modeli i ri i Mercedes Benz E63 S AMG do të kushtoj 105 mijë dollarë plus koston për opsionet shtesë.

awoe_jf9023.PNG

afu_9023.PNGsle_rjf9p423.PNGowaej_fr9023.PNGapwer_f023.PNGaerop_jf-0234.PNGawoej_f9023.PNGspgk_0-34.PNGaoweruf90_234.PNGaweo_f90q.PNGaerogf_0w34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038437843322754