INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menjëherë pas humbjes reagon mbrojtësi kroat Lovren: ''Isha i sigurt se arbitri nuk do ta jepte penalltinë, humbëm me një skuadër që nuk luajti futboll''

Menjëherë pas humbjes reagon mbrojtësi kroat Lovren: ''Isha i sigurt se arbitri nuk do ta jepte penalltinë, humbëm me një skuadër që nuk luajti futboll''

Publikuar më: 12:17 16-07-2018

Lojtari i Liverpulit, njëkohësisht dhe mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren shprehet se “blutë” nuk u munduan aspak të luanin futboll, dhe komentoi gjithashtu edhe rastin e penalltisë, ku kritikoi VAR-in.

Lovren ishtë më shumë se i zhgënjyer nga humbja e skuadrës së tij në finale përballë Francës.

“Isha i sigurt se arbitri nuk do ta jepte penalltinë. Perisiç ishte shumë pranë topit dhe nuk mund të reagonte dot.

Ishte një moment kritik, pasi ne sapo kishim barazuar ndeshjen në 1-1. Disa thonë se ishte penallti, disa thonë jo. Por, çfarë mund të bëjmë ne tani? VAR-i bën punë, por sigurisht që ka edhe ai nevojë për përmirësime. Franca nuk luajti futboll. Ata pritën rastin e tyre dhe shënuan.

Patën taktikën e tyre, dhe duhet ta respektojmë. Por, e vërteta është se çdo ndeshjetë turneut e kanë luajtur kështu.

Jam i zhgënjyer pasi humbëm ndeshjen duke luajtur shumë më mirë se ta. Gjithsesi, jam krenar për atë që ka bërë vendi im” – deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764