INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mëngjes tragjik/ Aksidenti i rëndë tek Mali i Robit, në timon një femër. Vdes nusja dhe vjehrri. I mituri rëndë

Mëngjes tragjik/ Aksidenti i rëndë tek Mali i Robit, në timon një femër. Vdes nusja dhe vjehrri. I mituri rëndë

Publikuar më: 10:50 24-02-2018

Një 34-vjeçare dhe vjehrri i saj kanë mbetur të vdekur në një aksident të rëndë mëngjesin e sotëm tek “Mali i Robit” në Kavajë. Ata po prisnin në stacion bashkë me djalin 8 vjeç kur janë goditur nga një automjet që drejtohej nga një 30-vjeçare. 8-vjeçari me sa duket është mbrojtur nga nëna e tij dhe ndodhet në spital i plagosur.

Në makinë sipas dëshmive kishte dy persona brenda. Automjeti është përplasur dhe kthyer përmbys, por ka aksidentuar edhe 2 kalimtarët.

Shkak i këtij aksidenti tragjik mendohet se ka qenë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë, lajmi është konfirmuar edhe nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666