INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mëngjërash apo dora e djathtë? Nuk e përcakton vetëm gjenetika

Mëngjërash apo dora e djathtë? Nuk e përcakton vetëm gjenetika

Publikuar më: 11:42 31-01-2019

Nga se varet nëse fëmija do të përdorë dorën e djathtë apo do të jetë mëngjërash? Deri më tani është thënë se varet pjesërisht nga gjenetika. Por një studim i fundit ka treguar  se varet edhe nga faktorë të jashtëm sic është për shembull ushqyerja me gji.

Sipas një studimi të realizuar nga  Universiteti i Uashingtonit probabiliteti i përdorimit të një dore apo tjetër ndryshon në bazë të kohës që fëmija ushqehet.

Kërkimet  treguan se  një përdorim i parakohshëm i biberonit është i lidhur me një tendencë më të madhe për të përdorur dorën e  majtën. Dhe shpjegimi, thonë shkencëtarët, duhet të gjendet në faktin se laktacioni ndikon në një fenomen të njohur si lateralizëm hemisferik, d.m.th. procesi që përcakton vendndodhjen e funksioneve specifike të trurit, të tilla si ato që kontrollojnë specializimin e duarve, në një nga dy hemisferat cerebrale.Në studim, ekipi i ekspertëve shqyrtoi të dhënat nga 7 hulumtime të mëparshme, që përfshinin gjithsej 60,000 çifte të nënave dhe fëmijëve.

Sipas analizës, kohëzgjatja më e gjatë e dhënies së gjirit korrespondon me rritjen e mundësisë për të përdorur dorën e djathtë: për ata që kanë qenë të ushqyer me gji më pak se një muaj, shanset për të përdorur dorën e majtë bien me 9%, për ata që kanë marrë qumështin e gjirit deri në gjashtë muaj me 15% dhe për ata që kanë kaluar gjashtëmujorin e dhënies së gjirit me 22%.

Pas nëntë muajsh, megjithatë, qumështi i gjirit nuk duket të jetë i lidhur me ndryshime të mëtejshme në tendencën për të përdorur dorën e djathtë ose të majtë.Megjithatë, studimi nuk nënkupton që një fëmijë i ushqyer me gji domosdoshmërisht do të përdorë dorën e djathtë.

Siç tregojnë studiuesve është treguar për disa kohë se “preferenca” për një dorë, qoftë e djathtë ose e majtë, fillon herët në fazën e fetusit dhe përcaktohet së paku pjesërisht nga gjenetika. Ushqyerja me gji pastaj do të ndihmonte në përfundimin e procesit natyral të lateralizimit të filluar tashmë në mitër dhe pasi dominimi i dorës së djathtë është më i zakonshëm në speciet tona, do të rezultonte në një probabilitet më të ulët që fëmija të bëhej mëngjarash. Nga ana tjetër, përdorimi i i biberonëve mund të ndryshojë këto procese të lateralizimit, duke rritur probabilitetin e dorës së majtë.

Article Logic
Execution time: 0.0031089782714844