INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
 Mendoni se shkolla juaj është e keqe.  Atëherë duhet të shikoni sakrificat që bëjnë këta të rinj [FOTO]

 Mendoni se shkolla juaj është e keqe. Atëherë duhet të shikoni sakrificat që bëjnë këta të rinj [FOTO]

Publikuar më: 18:09 22-11-2017

hpesh nxënësit në Shqipëri mendojnë për vështirësitë me të cilat përballen dhe e etiketojnë shkollën e tyre si të keqe. Nëse mendoni kështu duhet të shikoni se me çfarë sfidash përballen nxënësit në shkollat në Siberi. Dhe sigurisht që bëhet fjalë për një sfidë e përditshme për të rinjtë dhe prindërit e tyre siç tregojnë edhe kjo pamje të publikuara nga “Mirror”. Nxënësit shihen duke u ndeshur me erëra të dhunshme dhe të ftohtin e akullt, kur largohen nga shkolla këtë javë.

FEMIJE_SIBERI_1.jpg

Fotot tregojnë realitetin e jetës në Russkoye Ustye, një fshat në rrethin Allaikhovsky në Yakutia, Rusi. Erërat ekstreme fryjnë 30 metra për sekondë - jo shumë larg forcës së uraganit në 33m / s - në një javë kur temperaturat do shënojnë minus 44C. Fëmijët zakonisht shkojnë në shkollë në një ftohje të tillë në Yakutia, të quajtur edhe republika e Sakait, rajoni më i madh në Rusi, që krahasohet me madhësinë e Indisë. Por erërat e forta bënë që klasat të mbylleshin të mërkurën, pas motit ekstrem.

FEMIJE_SIBERI_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936