INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendohuni 2 herë para se të blini një pajisje Apple!

Mendohuni 2 herë para se të blini një pajisje Apple!

Publikuar më: 15:08 19-06-2018

Pas lancimit të Iphone X, Iphone 8, 8+ dhe iMac pro fansat e Apple duket se u entuziazmuan. Tanimë ka kaluar mjaftueshëm kohe(rreth 9 muaj) për të kuptuar që këto produkte kanë disa probleme që duhen marrë parasysh.

Çmimet stratosferike dhe problemet e software duket se nuk janë i vetmi problem i kësaj gjenerate të pajisjeve Apple. Smartphone si iPhone X me një kosto prej 999$+, mund të jenë mjaft problematik për tu riparuar.

Nëse smartphoni juaj ju bie aksidentalisht nga dora dhe xhami i pasëm kriset ju mund ta mbuloni me kllef apo ta zëvendësoni, por ama kostoja e xhamit zëvendësues është përtej çdo çmimi logjik. Për xhamin e iPhone X duhet të paguani 550$, për iPhone 8 plus 350$ dhe për iPhone 8 300$. Një xham padyshim që nuk kushton kaq shumë, por Apple po përpiqet që të riparojë sa më pak dhe të shesë sa më shumë.

Në një kohë kur Samsung shet të njëjtën pjesë për 30$, Apple mundohet të përfitojë në kurriz të përdoruesit.

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet desing i Note 9 [VIDEO]
»
Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338