INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menaxhimi i mbetjeve urbane pëson pëmirësim, me riciklimin s'jemi kërkund

Menaxhimi i mbetjeve urbane pëson pëmirësim, me riciklimin s'jemi kërkund

Publikuar më: 10:26 17-09-2019

Në vendin tonë është shënuar një përmirësimi i menaxhimit të mbetjeve urbane gjatë vitit 2018, por për riciklimin e tyre kemi ende shumë probleme. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, në 2018, janë menaxhuar 1.32 milionë tonë mbetje urbane nga 1.25 milionë tonë në vitin 2017, pra ka një rritje prej rreth 5.6%. Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2018 ishte 383 kg/banorë, nga 386 kg/banorë që ishte në vitin 2017. Në vitin 2018 sasia e mbetjeve industriale të menaxhuara bashkë me ato urbane ishte 17.2%, nga 11.5% ishte në 2017, duke shënuar rritje me 5.7%. Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane ishte 65.7% në vitin 2018, duke shënuar rënie me 3.2 %, krahasuar me vitin 2017. Pra kuptohet që në shumë zona të vendit mbetjet nuk menaxhohen. 

Në përbërjen e mbetjeve urbane ka dhe mbetjet organike. Në vitin 2018 mbetjet organike përbënin rreth 61.2% të sasisë totale të mbetjeve, kundrejt 45.9% që ishte ky tregues në vitin 2017. Në vitin 2018, u depozituan 76.4% e sasisë të mbetjeve në landfille, ndërsa në vitin 2017 u depozituan 77.5%, pra me një rënie 1.1%.
Sa i përket riciklimit kemi shumë probleme për sa kohë në vitin 2018, u ricikluan vetëm 18.5% të sasisë të mbetjeve, kurse në vitin 2017 u ricikluan 17.4%. Në vitin 2018 janë trajtuar me djegie për qëllime energjetike rreth 2.8% e sasisë totale të mbetjeve, duke shënuar kështu rritje të këtij treguesi me 1%, krahasuar me vitin 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275