INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Menaxheri i “ON Records” publikon videon: Mozzik e pranon hapur se është ngritur falë tyre në karrierë [VIDEO]

Menaxheri i “ON Records” publikon videon: Mozzik e pranon hapur se është ngritur falë tyre në karrierë [VIDEO]

Publikuar më: 20:01 12-01-2018

Ditët e fundit u bë publik lajmi se dy reperat kosovarë, Mozzik dhe Getinjo ishin larguar nga On Records duke e prishur marrëdhënien me këtë label.

Megjithëse nuk u dhanë shpjegime të detajuara se pse kanë marrë një vendim të tillë, vet ish-menaxheri i tyre deklaroi se ata nuk e respektuan kontratën.

Ai tregoi se dyshja e njohur janë bërë të famshëm falë studios në fjalë, e argument kyç për këtë gjë e ka marrë edhe një video të shkurtër, të shkëputur nga intervista e Mozzikut dhënë vite më parë për First Channel.

“Nuk kam nevoj me ju arsyetu askujt , thjesht dua ta din realitetin te gjith se dijamantat i krijojm ne …. nese talentin e ki lloq ne ta bejm dijamant” (sic.), ka shkruar ish-menaxheri i tyre, Met Elshani në Instagram.

 

Article Logic
Execution time: 0.00516891479492
array(1) { ["section"]=> string(111) "menaxheri-i-on-records-publikon-videon-mozzik-e-pranon-hapur-se-eshte-ngritur-fale-tyre-ne-karriere-video-47388" }